Ngujohen në galeri minatorët e Trepçës, kërkojnë sqarime për fatin e kompanisë pas vendimit të Kuvendit të Kosovës

Postuar në 20 Janar, 2015 05:59

Pas ligjit të miratuar mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, turni i mëngjesit të minatorëve të Trepçës është ngujuar në nivelin 10 të minierës duke kërkuar nga drejtuesit e kompanisë sqarime mbi fatin e mëtejshëm të minierës dhe të tyre. Drejtori i “Trepçës” Ahmet Tmava, njofton Express, doli nga biseda me minatorët, dhe konfirmoi se punëtorët që ndodhen 650 metra nën tokë aktualisht nuk janë duke punuar. “200 deri 250 punëtorë momentalisht nuk janë duke punuar dhe se po kërkojnë garanci shtesë nga liderët institucionalë, pasi që dihet se nuk është kryer dje e gjithë puna për Trepçën”, tha Tmava.

Dje Kuvendi i Kosovës vetëm me votat e pozitës aprovoi Ligjin Për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurisë së Tyre, i cili vetëm parandalon likuidimin dhe falimentimin e kompleksit industrial, por nuk përcakton pronësinë ndaj këtij gjiganti ekonomik.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.