“Duke rrugëtuar në vendin tonë”- RTSH nis transmetimin në gjuhën greke të emisionit kushtuar minoritetit grek

Nga 19 Janari ka nisur transmetimi në Radiotelevizionin Publik Shqiptar (seksioni i Gjirokastrës) i një emisioni kushtuar minoritetit grek në Shqipëri. Emisioni në gjuhën greke zgjat vetëm 30 minuta dhe do të transmetohet çdo të premte në orën 08:30 me 09:00 të paradites dhe do të ritransmetohet çdo të dielë në orën 13:30 të mesditës. Emisioni prezantohet nga gazetari Dhimitri Kiki dhe titullohet “Duke rrugëtuar në vendin tonë”. Qëllimi i këtij emisioni sipas drejtuesit të tij është të promovojë dhe të mbajë gjallë vlerat e patjetërsueshme të kësaj krahine, artin, zakonet dhe çdo që ka të bëjë me identitetin kombëtar të minoritetit grek ne Shqiperi.. Po ashtu qëllim i emisionit do të jetë informimi në gjuhën greke për problemet që i shqetësojnë banorët e kësaj zone. Emisioni i parë ishte një përmbledhje e ngjarjeve që u shënuan në fshatrat e minoritetit në muajin Janar, si aktivitetet me rastin e Ditës së Theofanisë dhe zgjedhjet për kryetarin e OMONIA-s. Ky lajm është pasqyruar edhe në portalet online në gjuhën greke.
http://www.himara.gr/4017-nea-elliniki-ekpompi-gia-tin-meion...
https://www.youtube.com/watch?v=95yy0hgX11Q#t=421
l.m
Add new comment