Rusia i jep fund bashkëpunimit me ShBA-të për sigurinë bërthamore

Postuar në 20 Janar, 2015 17:55

Rusia ka vendosur t’i japë fund bashkëpunimit me ShBA-të në fushën e bashkëpunimit për programin bërthamor. Për këtë çështje është arritur një marrëveshje në muajin dhjetor 2014, më të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Pentagonit, të Departamentit të Energjisë si dhe përfaqësues të lartë rusë. Pala ruse ka deklaruar se nuk ka më nevojë për këtë bashkëpunim dhe për ndihmën amerikane në sigurimin e impianteve apo mjedisve bërthamore të vendosura Rusi. Marrëveshja që rregullonte këtë bashkëpunim parashikonte ruajtjen e armëve bërthamore nga vjedhja dhe shitja dhe do të duhej të zgjaste deri në vitin 2018. ShBA-të kanë shpenzuar 2 miliardë dollarë seri më tani në atë që konsiderohet si fusha më efektive e bashkëpunimit mes dy vendeve. Lajmi për ndërprerjen e tij është dhënë nga gazeta amerikane “Boston Globe” dhe referohet nga agjencia ruse e lajmeve “Sputnik”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.