Nëntë vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës. Sot homazhe edhe një akademi përkujtimore

Postuar në 21 Janar, 2015 01:17

Më 21 janar të vitit 2006 u nda nga jeta ish-presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dhe u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake. Sot shënohet dhe 9-vjetori i vdekjes së tij. Mediat në Kosovë paralajmërojnë se në përvjetorin e nëntë të vdekjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani dhe tek familja Rugova, ndërkaq në orët e pasdites në hotelin “Emerald” do të mbahet edhe një akademi përkujtimore. Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2007, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.