Protestë kundër rritjes së taksës së qarkullimit, deputeti i PD-së Mima: “Të hënën në orën 11:00, makinat do të ndalojnë për 5 minuta”

Partia Demokratike ka bërë thirrje sot për zhvillimin e një proteste origjinale që synon të kundërshtojë taksën e re të qarkullimit. Deputeti Florion Mima ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se me taksën e re, shqiptarëve u merren 112 milionë dollarë më shumë, ndaj edhe qeveria duhet ta shfuqizojë atë. “Partia Demokratike do të vihet në krye të aksionit qytetar kunder varfërimit të shqiptarëve nga qeveria dhe pasurimit të klientëve pranë saj.
Aksioni i parë nis të hënën e ardhshme kur të gjithë qytetarët që kanë një makinë, në orën 11 paradite do të ndalojnë për 5 minuta, në shenjë proteste ndaj cmimit më të shtrenjtë në Europë të karburantit”, tha Mima. Ndërkohë po sot, organi zyrtar i PD-së, “Rilindja Demokratike” hapej në faqe të parë me lajmin e rritjes së çmimit për patentën e automjetit, që shkon në 75 mijë lekë(të reja).
s.z
Comments
Se u rrit taksa 10 lek,aty na
<p>Se u rrit taksa 10 lek,aty na qenka problemi ,ooo maskarenj...Ne fakt cmimi vetem nje fajtor ka,monopolin,se vetem dy veta e kene ne dore,njeri eshte nga Kukesi tjetri nga Erseka (qe ben sikur eshte terhequr) te dy sponsor te PD-se...por jooo fajin e ka 10-lekeshi.</p><p>Po skini faj ju jo,se s'ka shtet..ndryshe ne vend qe te benit deklarata per te hequr vemendjen nga 21 janari sot do numeronit mizat e mushkonjat nga biruca.</p>
Add new comment