Operacioni “Aplikimi”, në pranga 3 kosovarë dhe 1 shqiptare. Aplikonin në bashkinë e Vorës për pasaporta me gjeneralitete të rreme

3 shtetas kosovarë nga Rrajca dhe një 53 vjeçare nga Tirana u vunë në pranga nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kryenin falsifikimin e letërnjoftimeve dhe pasaportave.
Të arrestuarit janë:
Agron Imeri 37 vjeç
Blendi Beqaj 23 vjeç
Faik Letaj 38 vjeç
Hajrie Breçani 53 vjeç
Të katër këta persona dyshohet se kanë aplikuar për letërnjoftime në Gjendjen Civile të Bashkisë së Vorës, duke përdorur çertifikata me gjenarilitete të rreme dhe me shtetësi shqiptare, për të cilat dyshohet se ishin të siguruara nga shtetasja Hajrie Breçani.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa pasaporta kosovare dhe karta identiteti, tre aparate telefoni celular, nje automjete tip Citroen, formular aplikimi i kompanise Aleat dhe disa çertifiakata të lëshuara nga gjëndja civile e bashkise Vorë.
l.m
Add new comment