Ministri Koka thotë se nga 150 mln €/vit detyrime për mjedisin, një pjesë shkon për mbulimin e sektorëve të tjerë. “Në 2015 përfundon djegësi termik në Elbasan”

Postuar në 21 Janar, 2015 16:45

Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka qenë i ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News24” ku ka folur lër ecurinë e projekteve mjedisore, por edhe për sfisat mjedisore që përballet vendi. Koka ka bërë një pohim që flet shumë për raportin e përmbysur që ekziston sot mes detyrimeve që paguajnë qytetarët dhe shërbimeve që duhet të ofrojë shteti në mënyrë që të përligjë këto detyrime. “Në një vit nga taksat dhe detyrimet që janë përcaktuar për mjedisin mblidhen 150 milionë euro, por Shqipëria nuk e ka luksin që të përdorë të gjitha këto para për projekte apo përmirësim të mjedisit. Ne kemi probleme shumë të mëdha si pensionet etj..”, ka thënë ministri, duke zbardhur kështu se pjesë më e madhe e detyrimeve që mblidhen për mjedisin, adresohen diku tjetër. Më tej ministri Koka ka konfirmuar se brenda vitit 2015 do të realizohen këto projekte: do të ndërtohet djegësi termik në Elbasan, që përdor djegien e mbetjeve për të prodhuar edhe energji, si dhe do të mbillen edhe 2.5 milonë fidanë.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.