Jemen/ Pas tre ditë dhune arrihet marrëveshje me rebelët huthi të cilët morën nën kontroll kompleksin presidencial

Presidenti i Jemenit Abd Rabbuh Mansour Hadi thotë se ka arritur marrëveshje me rebelët huthi, të cilët morën nën kontroll kompleksin presidencial dhe kanë sulmuar rezidencën e presidentit në kryeqytetin e vendit, Sana, duke bërë të pavlefshëm armëpushimin e arritur të hënën. “Zëri i Amerikës” bën të ditur se në këmbim të marrëveshjes, rebelët ranë dakord të tërhiqen nga pozicionet që morën nën kontroll, si dhe të lirojnë një zyrtar të lartë, që e morën peng të shtunën. Marrëveshja u arrit pas tre ditësh me dhunë në kryeqytetin Sana, duke qetësuar shqetësimin e mbarë vendeve Gjirit, Kombeve të Bashkuara dhe Uashingtonit, që bazohet tek qeveria aktuale e Jemenit në betejën që zhvillohet me militantët e Al Kaidës me bazë në Jemen.
l.v
http://ëëë.zeriamerikes.com/content/yemen-unrest/2607768.html
Add new comment