Ukrainë: bomba në tramvajin në Donetsk, 13 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Postuar në 22 Janar, 2015 03:08

Agjencia e lajmeve italiane “Ansa” raporton sipas mediave ruse, se të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një serie sulmesh me predha, të cilat kanë patur si qëllim, goditjen e ndalesës së tramvajit në qarkun Leninski në Donetsk, bastion i separatistëve pro-rusë. “Ansa” njofton gjithashtu se nga mediat ruse dhe ato të rebelëve, dëshmitarët që kanë rrëfyer ngjarjen për agjencinë e lajmeve të rebelëve, “Dan-news Info”, kanë cituar se ndalesa u godit nga pesë predha ndërsa aty ishte duke kaluar një tramvaj dhe një minibus, i cili mori flakë, së bashku me një makinë që po kalonte fare pranë. Sipas një përfaqësuesi nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës të Donetesk, Eduard Basurin, është bërë i ditur dhe numri i viktimave në fjalë. Televizioni “Rossia 24” shfaqi sot dhe pamjet e autobusit të shkatërruar nga bomba dhe kufomat brenda. Ndërkaq Kievi ka braktisur aeroportin e Donetskut, tashmë të shkatërruar, por me vlera të larta simbolike në konfliktin midis separatistëve dhe ushtrisë pro-ruse. Në 24 orët e fundit, ushtarët ukrainas kanë mbetur të vdekur në sulmet në aeroport, ndërsa 16 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe gjithashtu të burgosur. 20 të tjerë kanë arritur ta braktisin terminalin. Njoftimet vijnë në rrugë zyrtare po nga Ministria e Mbrojtjes së Ukrahinës, citon “Interfax”.

 

l.v

 

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/europa/2015/01/22/ucraina-bombe-su-fermata-tram-donetsk_55de9b42-677c-409b-9e8f-204cdc1c8f77.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.