6 vjet nga themelimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK e gatshme të shndërrohet në Ushtri

“Gazeta Express” njofton se në gjashtë vjetorin e themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, krerët e kësaj force dhe ekspertët e sigurisë kanë vlerësuar se FSK-ja i ka plotësuar të gjitha objektivat e saj dhe është e gatshme të transformohet në Ushtri të Kosovës. Sipas të njëjtit burim, komandanti i FSK-së, gjeneral/lejtnant Kadri Kastrati, ka thënë për “Epokën e re” se kjo forcë është krenaria e Kosovës. “Jemi të gatshëm për detyra të reja. Jemi absolutisht të gatshëm, që sapo të bëhen ndryshimet, Qeveria dhe Kuvendi të na japin detyra të reja. Jemi të gatshëm t’i përmbushim ato dhe ta ndërrojmë misionin e tanishëm në një mision të ardhshëm”. Ndërsa njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, ka deklaruar se FSK-ja ka përmbushur të gjitha objektivat që i ka pasur të përcaktuara me ligj, por ai ka shtuar se transformimi i saj në ushtri do të jetë më i vështirë sesa në mandatin e kaluar. “Mendoj se për këto vite Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur të gjitha objektivat e përcaktuar me ligj. Mirëpo, fakti që në vitin e kaluar nuk u miratuar ligji për ndryshimin.
l.v
http://www.gazetaexpress.com/lajme/fskja-e-gatshme-te-behet-ushtri-e-kosoves-75217/
Add new comment