Konflikti i shtetit islam: Londra pret bisedimet e koalicionit

Postuar në 22 Janar, 2015 04:09

BBC ka raportuar se Ministrat e Jashtëm të 22 vendeve janë mbledhur në Londër për të diskutuar mbi mënyrat e duhura për të bashkërenduar përpjekjet e tyre për të luftuar grupin xhihadist të Shtetit Islamik (IS). IS kontrollon pjesën më të madhe të Sirisë dhe Irakut, dhe koalicionit të udhëhequr nga SHBA, i cili që prej muajit gusht është duke kryer sulme ajrore. Por, Sekretari i Jashtëm Britanik, Philip Hammond insistoi se është e nevojshme të bëhet shumë më tepër. Ai i tha për BBC se shtetet duhet të gjejnë mënyra për të ndalur rrjedhjen e rekrutëve të IS, financimin e tyre dhe “të merren me trajtimin themelor ndaj tyre”. Ata gjithashtu duhet të shohin ofrimin e ndihmës ushtarake ndaj sulmeve në terren dhe të japin më shumë ndihma humanitare për viktimat e saj. Korrespondenti Diplomatik i BBC, James Robins, thotë se sulmet e fundit të militantëve islamikë në Francë, kanë vënë në presion edhe më të madh politik qeveritë, për të treguar rezultate vendimtare.

 

l.v

 

http://www.bbc.com/news/world-middle-east-30928114

 

Comments

Submitted by qyqa qyqa (not verified) on

<p>nje keshille per hartuesit e lajmeve: ne france ISIS-it i thone Daish, dhe jo Shteti Islamik, per arsye sepse nuk mund te njihet nje bande si shtet dhe as nuk eshte shtet, kurse ne shqiperi mund t&#39;i thuhet &quot;grupi Shteti islamik&quot;, ose grupi isis, meqe shtet s&#39;jane qe s&#39;jane&nbsp; s&#39;kane per te qene kurre</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.