Një shtatore e Ibrahim Rugovës në Tiranë. Me iniciativë personale të kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha

Postuar në 22 Janar, 2015 05:40

Në Tiranë nuk do të ketë vetëm një rrugë me emrin  “Ibrahim Rugova”, por në një nga sheshet e kryeqytetit shqiptar do të vendoset edhe një shtatore e ish-presidentit të Kosovës dhe kryetarit historik të LDK-së. Iniciativë kjo e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, I cili ka postuar në fejsbuk edhe një foto të bocetit të kësaj shtatore të punuar nga skultori Kosovar, Idriz Balani.

“Ne Tirane do te ngrihet shtatorja e Ibrahim Rugoves, veper e skulptorit, Idriz Balani e cila do te perjetesoje mirenjohjen e kryeqytetasve dhe mbarekombit per vepren e tij te pavdekshme”-, shkruan Basha në fejsbuk.

Kujtojmë që me iniciativë të krybashkiakut të Tiranës, iu hoq emir rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit” për t”u zëvendësuar me emrin Ibrahim Rugova, vendim që shkaktoi jo pak polemika.

Megjithëse ka lajmëruar vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë, kryebashkiaku Basha nuk ka dhënë detaje për vendin dhe kohën  kur ajo do të vendoset.

 

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.