Rrëmujë me faturat dhe bilancet e OSHEE. Qyetetarët ankohen për mbifaturime, policia sekueston librezat për verifikime.

Është kthyer në çështjen e ditës rrëmuja që mbizotëron në zyrat e OSHE-së në Tiranë e rrethe. Veç radhëve ta gjata për të paguar faturat dhe detyrimet e prapambetura, qytetarët ankohen së fundmi për mbifaturime dhe pasaktësi në leximin e matësave nga punonjësit e kompanisë.
Disa nga problemet me të cilan përballet konsumatiorët janë gjobat me numër kontrate që nuk korrespondojnë me emrin e abonentit, fatura dhjetra mijë lekëshe poshtë dyerve të banesave të emigrantëve, të cilët nuk jetojnë në Shqipëri.
Gentian Drici me banim në lagjen Partizani në Elbasan thotë për korrespondentin e ABC News se pas ankesës në zyrat qëndrore të OSHEE për një faturë prej 500 kilovatësh, ndërkohë që nga kontrolli I komisionit të posaçëm rezultoi të kishte harxhuar 95 kilovat mori përgjigjen se përgjegjësi kanë faturistët apo punonjësit e OSHEE në Elbasan. Megjithatë ai e ka paguar faturën nga frika e arrestimit.
Ndërsa sipas korrespondentes së ABC News në Fier policia ka sekuestruar librezat e disa banorëve me pretendimin se ato janë provë për arkëtarët që kanë përvetësuar paratë e qytetarëve.
l.m
Comments
Gentian Drici me banim në
<blockquote><p>Gentian Drici me banim në lagjen Partizani në Elbasan thotë për korrespondentin e ABC News se pas ankesës në zyrat qëndrore të OSHEE për një faturë prej 500 kilovatësh, ndërkohë që nga kontrolli I komisionit të posaçëm rezultoi të kishte harxhuar 95 kilovat mori përgjigjen se përgjegjësi kanë faturistët apo punonjësit e OSHEE në Elbasan. <strong>Megjithatë ai e ka paguar faturën nga frika e arrestimit.</strong></p></blockquote><p> </p><p>Ja c'ben dizinformimi i shpellareve! Askush nuk te arreston se nuk paguan or djale,por te nderpresin dritat, vetem nqs vjedh arrestohesh,dhe nuk te denon policia por gjykata.</p>
Add new comment