Prokurori Beci: Ndërhymë pa e ditur se në Xibrakë kishte laborator droge. Xhixha dhe Aga nuk janë zyrtarisht nën akuzë

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia Shqiptare, të cilat bashkërenduan aksionin për goditjen e bandës së narkotrafikut ndërhynë pa e ditur se në Xibrakë të Elbasanit kishte laborator droge. Këtë fakt e konfirmoi Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugent Beci në emisionin “Opinion”. Beci tha se ishin përgjimet ndaj personave të dyshuar që orientuan aksionin në punishten e Xibrakës. “Ne nuk dinim se çfarë kishte brenda. Pamë disa persona që hynë brenda dhe bënin lëvizje të çuditshme dhe ndërhymë për të kapur sa më shumë persona. Nga përgjimet paraprake nuk e kishim të saktë nëse në makinën që kishim përgjuar një ditë para se të ndërhynim do kishte drogë. Personat të cilët ishin pjesë e këtij rrjeti u identifikuan ditën kur është bërë goditja nga ana e policisë. Kishte vetëm disa persona që përgjoheshin, por që nuk kishim rekorde kriminale. Ka qenë si çdo operacion që ka ndjekur prokuroria shqiptare”-deklaroi Beci. A tha se punishtja e Xibrakës nuk ishte laborator prodhimi droge, por ekstratimi droge, ndërsa mbetet ende enigmë se sa kohë funksiononte ky rrjet trafiku. “Nuk dihet sa kohë ka funksionuar laboratori. Të gjitha ato sende kërkojnë një lloj ekspertimi për të parë sa kohë janë përdorur. Kishte dyshime që transportohej drogë përmes korrierëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë”. Lidhur me dy emrat më të përolur të këtij trafiku, Genci Xhixhën dhe Pranvera Agën, Prokurori Beci tha se këta dy persona nuk janë zyrtarisht nën akuzë.
l.m
Add new comment