Islami radikal, një lloj "nënkulture" për të rinjtë gjermanë

Postuar në 22 Janar, 2015 16:23

Sipas vlerësimeve të kreut të Agjencisë Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës  në Gjermani, islami radikal është shndërruar në një lloj “nënkulture” për të rinjtë gjermanë dhe josh gjithmonë e më shumë të rinjtë e këtij vendi.

Nga të dhënat zyrtare komuniteti salafit në Gjermani është trefishuar nga vitet 2000 duke numëruar sot mbi 7 mijë anëtarë. Ky komunitet sipas burimeve zyrtare afron të rinj nga mosha 13 deri në 30 vjeç. Ekstremistët kërkojnë të rekrutojnë individë nga 3 milionë gjermanë me origjinë turke ose prejardhje nga vendet arabe. 10 për qind e tyre mësohet se i binden rekrutimet.

Shërbimet e inteligjencës besojnë se komuniteti salafit është një lloj çerdhe për të rinjtë xhihadistë  që shkojnë në Irak apo Siri për të kryer akte terroriste. Profili klasik i një xhihadisti nga Gjermania është një i ri emigrant që ka dështuar të shkollohet apo të punësohet. Nga të dhënat janë rreth 600 shtetas gjermanë që kanë marrë pjesë në konfliktin në Siri e Irak, 60 prej të cilëve kanë humbur jetën, ndërsa 200 të tjerë janë kthyer në Gjermani.

 

http://news.in.gr/world/article/?aid=1231379636

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.