Banka Qendrore Evropiane për 18 muaj do të hedhë në treg më shumë se 1 trilion Euro

Postuar në 23 Janar, 2015 01:08

Banka Qendrore Evropiane njoftoi se do të fillojë blerjen e bonove të thesarit duke filluar nga muaji mars i këtij viti, deri në fund të shtatorit 2016, pavarësisht kundërshtimeve nga Banka Federale e Gjermanisë (Bundesbank) dhe shqetësimeve të Berlinit se ky veprim mund t’u lejojë vendeve dorëlëshuara të ngadalësojnë reformat ekonomike. “Zëri i Amerikës” thotë se në bashkërendim me skemat ekzistuese për blerjen e borxhit privat dhe futjen e qindra miliardë eurove në borxhe të buta bankare, programi i blerjes së bonove do të injektojë në ekonomi 60 miliardë Euro çdo muaj, u shpreh presidenti i bankës, Mario Draghi. Deri në shtator të vitit tjetër pritet të hidhen në qarkullim më shumë se 1 triliardë Euro. “Zëri i Amerikës” shkriuan gjithashtu se perspektiva e këtij veprimi dramatik të Bankës Qendrore Evropiane e ka shtyrë tashmë bankën qendrore të Zvicrës të braktisë pragun e vendosur për shkëmbimin e frangës zvicerane, ndërsa Danimarka, e cila e ka të lidhur monedhën e saj me Euron, u shtrëngua të ulë normën e interesit në pritje të parasë së re që do të hyjë në treg.

 

l.v

 

http://www.zeriamerikes.com/content/article/2609206.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.