BE-ja dëshiron ta mbajë Greqinë në eurozonë. Juncker: Greqia nuk do të dalë nga eurozona, kjo çështje nuk shtrohet fare

Partia Syriza dëshiron që Greqia të mbetet në eurozonë dhe në Bruksel thuhet se BE-ja do të punojë me çdo qeveri të zgjedhur në Athinë. “Deutsche Welle” thotë se pavarësisht se si do të përfundojnë zgjedhjet parlamentare të dielën se datës 25 janar në Greqi, BE-ja ngul këmbë që grekët duhet të vazhdojnë të paguajnë me euro. Dhe nëse fiton partia radikale e majtë Syriza, e cila përcakton pastaj dhe kreun e ri të qeverisë, ky gjithashtu duhet të respektojë detyrimet kontraktuale të Greqisë, thuhet në Bruksel. Një dalje të Greqisë nga eurozona shefi i Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker e përjashton. "Kjo çështje nuk shtrohet fare. Greqia nuk do të dalë nga eurozona dhe nuk do të inkurajohet për të braktisur euron," tha Juncker gjatë një vizite së fundi në Paris. I vendosur që Greqia të mos dalë nga eurozona është edhe komisari i BE-së për euron Pierre Moscovici.
l.v
http://www.dw.de/be-ja-d%C3%ABshiron-ta-mbaj%C3%AB-greqin%C3%AB-n%C3%AB-eurozon%C3%AB/a-18208200
Add new comment