72 orë afat për lirimin e pengjeve japonezë. ISIS ultimatum Tokios për pagesën 200 milionë dollarë

Postuar në 23 Janar, 2015 03:49

Militantët bashkëpunëtorë me Isis kanë dërguar një mesazh duke njoftuar se ka filluar numërimi mbrapsht, për ekzekutimin e dy pengjeve japonezë. Sipas agjencisë “Ansa”, raportimi është transmetuar nga “Nippon Television Network”, duke thënë se afati i fundit skadon pas 72 orësh për qeverinë e Tokios, lidhur me dëmshpërblimin prej rreth 200 milion dollarë. Qeveria japoneze pranon se situata është “ende e vështirë” dhe se asnjë “kontakt” nga ana e Isis nuk është gjetur deri më tani, por qeveria “do të vazhdojë të punojë për lirimin e tyre”.

 

l.v

 

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/asia/2015/01/23/isis-a-tokyo-conto-rovescia-per-ostaggi_467d072a-d627-4598-b434-ddce9f7bae7a.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.