Mblidhet Komisioni për reformën në drejtësi, mungon opozita. Naço: Drejtësia nuk funksionon

Postuar në 23 Janar, 2015 08:31

Komisioni Kuvendor i reformës në drejtësi ka zhvilluar sot mbledhjen e dytë të tij. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, por nuk a pasur asnjë deputet nga Partia Demokratike. Pavarësisht rikthimit në Kuvend pas një bojkoti mbi 5- mujor, këtë të premte opozita nuk është bërë pjesë e Komisionit Parlamentar të ngritur për reformën në drejtësi. Për këtë, ministri Naço i bëri ftesë opozitës të jetë pjesë e këtij procesi. Në mbledhjen e parë të komisionit për reformën në drejtësi, e cila u mbajt gjatë muajit dhjetor, opozita nuk ishte e pranishme për shkak të vendimit politik për të bojkotuar çdo veprimtari parlamentare. Ndërkohë, të martën në Tiranë do të vijë Presidenti i Komisionit të Venecias, ku do të ketë takime të nivelit të lartë.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.