Arrestohet ish-drejtori i shërbimit sekret në Maqedoni, dyshohet për vepra të rënda penale, posedim i paligjshëm i armëve dhe pornografi me të mitur

Agjensia “INA” shkruan se ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Zoran Verushevski u arrestua mbrëmë në Shkup. Sipas portalit “Press24”, Verushevski dyshohet për disa vepra të rënda penale, mes tyre posedim i paligjshëm i armëve dhe për pornografi të mitur. Ky portal bëri të ditur se autoritetet e MPB-së kanë konfirmuar arrestimin e tij, dhe se ai është dërguar para gjykatësit hetues. Zoran Verushevski ka qenë kuadër i partisë opozitare LSDM, dhe ish-drejtor i shërbimit sekret i njohur si DSK. Ai gjatë periudhës së ushtrimit të kësaj detyre përballej me problemin e djalit të tij, i cili në shumë raste kishte shkelur ligjin, për shkak të kryerjes së veprave të ndryshme të dhunshme.
l.v
Add new comment