Deloitte Football Money League: Ja renditja e 20 klubeve të futbollit sipas të ardhurave

Klubet sportive realizuan rritje të të ardhurave me 14 % në krahasim me një vit më parë, duke treguar se tregu i futbollit mbetet rezistent ndaj klimës më të gjerë ekonomike në botë.
Deloitte Football Money League profilizon dhe rendit klubet sportive të futbollit sipas të ardhurave në nivel botëror, realizuar për të tetëmbëdhjetin vit rradhazi. Ky raport përfaqëson një prej analizave më të besueshme dhe koherente të performancës financiare të klubeve të futbollit, pasi botohet vetëm 8 muaj pas mbylljes së sezonit 2013-2014.
Sipas Deloitte Football Money League për sezonin më të fundit 2013-2014 të ardhurat e 20 klubeve të futbollit më të mëdha në botë arriten 6.2 miliard Euro, duke shënuar një rritje prej 14 % në krahasim me një vit më parë. Pas një rritje për 8% gjatë vitit të kaluar, kjo rritje edhe më e lartë tregon edhe një herë se futbolli është rezistent ndaj klimës ekonomike më gjerë në botë.
Real Madrid mbetet për të dhjetin vit rradhazi në krye të këtij klasifikimi, duke shënuar edhe titullin Kampion të Europës për të dhjetën herë në të njëjtin vit. Manchester United u ngjit me dy vende duke u bërë klubi i dytë me të ardhurat më të larta. Manchester United iu bashkua Real Madritit si klubet e vetme që realizuan mbi 500 milion Euro të ardhura totale. Pritet që gjatë vitit të ardhshëm të pesë klubet më të mëdha të Money League të gjenerojnë secila afro gjysëm miliardi Euro për sezonin e ardhshëm 2014-2015.
Fuqia ekonomike e Bayern Munich vazhdon të jetë evidente gjatë këtij viti, me gjenerimin e 60 % të të ardhurave të klubit Bavarian nga burime tregtare. Klubet italiane përfaqësohen me 4 prej tyre ne këtë renditje, por pavarësisht kësaj ato vazhdojnë të mos jenë në gjendje të ndjekin rritjen e klubeve të tjera në Money League. Paris Saint-Germain mbetet i vetmi klub francez në rënditje, ka konsoliduar pozicionin e tij në vendin e pestë duke shëuar një rritje të konsiderueshme të të ardhurave komerciale.
Renditja e 20 klubeve kryesore përbëhen nga 8 klube Angleze, 4 klube italiane, 3 klube gjermane, 3 spanjolle, nje franceze dhe një turke.
Renditja e Deloitte Football Money League fokusohet tek të ardhurat nga disa burime. Së pari, nga të ardhurat e realizuara nga ditët e ndeshjeve, kryesisht biletat; së dyti nga të ardhurat e gjeneruara nga të drejtat e transmetimit si dhe së treti nga burimet tregtare si sponsorizimet apo elementë të tjerë komercialë dhe të marketingut. Gjatë këtij viti të ardhurat e gjeneruara nga biletat kanë rënë në nivelin më të ulët. 14 nga 20 klubet e rendituara shënuan rënie të të ardhurave nga biletat dhe vetëm 2 klube raportuan rritje të këtyre të ardhurave. Ndërkohë, që të ardhurat nga të drejtat e transmetimit dhe aktivitetet e marketingut apo aktivitete të tjera komerciale kanë arritur nivelin më të lartë të gjithë kohërave. Në fakt kjo ka qenë tashmë një tendencë e qendrueshme që ishte shfaqur prej vitesh.
Në vitet 2004/2005, afro një e treta e të ardhurave realizohej nga shitja e biletave, nderkohë që tashmë kjo e ardhur ka rënë në nivelin e 20%. Në përllogaritjen e të ardhurave në këtë renditje Deloitte ka përdorur pasqyrat financare të audituara të klubeve sportive si dhe burime të tjera direkte brenda këtyre klubeve.
Add new comment