“Shtëpia me gjethe” e Sigurimit të Shtetit kthehet në muze. Edi Rama falënderon Visho Ajazin për bashkëpunimin

Tanimë është muze. “Shtëpia e gjetheve” apo e njohur në dosje si "objekti gjethe" ka vazhduar të jetë pjesë e infrastrukturës së Shërbimit Informativ Shtetëror edhe pse nuk ishte në përdorim prej vitit 1998. Kjo ka bërë që qeveria të kërkojë leje tek SHISH për të shndërruar këtë objekt në muze të hapur për tu vizituar nga qytetarët. “Drejtorin e sotëm Visho Ajazi e falënderoj për gadishmërinë e bashkëpunimin sepse kjo godinë e cila për inerci ka vazhduar të jetë pjesë e infrastrukturës së SHISH pavarësisht se prej shumë vitesh nuk përdorej më”, tha Edi Rama gjatë prezantimit të këtij projekti në zbatimin e të cilit u angazhua dhe Ministria e Kulturës.
l.v
Add new comment