Papandreu kërkon votat e shqiptarëve. Flet për paktin detar dhe çështjen çame. Një shpjegim ky pse Tsipras anuloi vizitën në Tiranë...

Postuar në 24 Janar, 2015 08:57

Ish-kryeministri grek, Jorgos Papandreu, që garon me një parti të vetën në zgjedhjet e nesërme greke, ka dhënë një intervistë për “Top-Channel”. Përveç problemeve të brendshme politike, si rritja e Syrizës, Papandreu ka përcjellë edhe disa qëndrime që lidhen me Shqipërinë: së pari për marrëveshjen e detit dhe së dyti për çështjen çame. “Ne shpresojmë që do të jemi në gjendje ta finalizojmë atë marrëveshje dhe të aplikohet nga të dy vendet. Ka disa pika për të cilat kërkohet rinegocimi, por unë besoj që të dy palët duke punuar bashkë mund të gjejnë një rrugëzgjidhje për këtë çështje, sepse në fund është në interesin e të dy palëve që të jemi në gjendje të përdorim zonat tona ekskluzive Ekonomike”, theksoi Papandreu. Për çështjen çame ai vlerësoi se kjo i përket historisë, por duke nënvizuar se adresimi i problemeve në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, do të ishte një zgjdhje, pasi “Greqia ka qenë gjithnjë një zbatuese e rregullt e vendimeve të kësaj gjykate”, tha Papandreu. Thënë ndryshe, ish-kryeministri socialist i Greqisë ka bërë një apel të fundit elektoral për votuesit shqiptarë në Greqi, përmes një televizioni që ndiqet në Greqi. Një apel që adreson dy çështje që publikisht thuhet se prekin ndjesi të grupeve të ndryshme të shqiptarëve. Me këtë rast mund të kuptohet edhe se përse u anulua vizita e kreut të Syrizas, Alexis Tsipras në Tiranë, parashikuar për në mes të dhjetorit. Me sa duket Syriza nuk është alternativë e pëlqyeshme për Tiranën zyrtare.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.