Protestuesit në Prishtinë: Jashtë Jabllanoviçi, Trepça është e jona. Albin Kurti bën thirrje për një protestë të re

Postuar në 24 Janar, 2015 09:00

Mijëra protestues u mblodhën paraditen e së shtunës në Prishtinë, tek sheshi Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova.  Ata kërkuan dorëheqjen e ministrit serb Aleksandar Jabllanoviç, i cili i quajti “egërsira” nënat gjakovare që protestonin për familjarët e humbur, si dhe kërkojnë mbrojtjen e Trepçës.  Gjithashtu, protestuesit akuzuan kryeministrin Isa Mustafa pse nuk po shkarkon ministrin serb, njëkohësisht zv.kryeministër. Në duar ata mbajnë parulla me shkrimet "Jabllanoviç jashtë", "Mustafa, argat i Serbisë", "Trepça është e jona", etj. Protesta në përgjithësi ka qenë e qetë, por disa prej manifestuesve kanë hedhur sende brenda oborrit të ndërtesës së qeverisë së Kosovës, duke thyer edhe disa xhama të saj. Protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe organizata “Thirrjet e Nënave”, ka përfunduar me thirrjen e Albin Kurtit se protesta e radhës do të jetë të martën e ardhshme.

 

l.v 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.