50 vjet nga vdekja e Uinston Çërçillit. Kryeministri britanik u kthye në ikonë për purot, fjalimet dhe vendosmërinë e palëkundur

Postuar në 24 Janar, 2015 11:54

Ai është tashmë një ikonë, i njohur për purot, fjalimet dhe vendosmërinë e palëkundur. “Kurrë moz u dorëzo”; “Nuk më shqetëson asnjëherë veprimi, por vetëm mosveprimi” dhe “Historinë e shkruajnë fitimtarët”. Këto janë vetëm disa nga frazat e famshme të ish-udhëheqësit të famshëm britanik Uinston Çërçill. Sot bëhen 50 vjet që nga vdekja e këtij burri shteti legjendar, i cili kujtohet për fjalimet e tij, mprehtësinë dhe rolin e tij qendror në fitoren e aleatëve ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore. Uinston Çërçill vazhdon të kujtohet po aq ngrohtësisht sa edhe kur u nda nga jeta, madje ndoshta edhe më shumë. Në qendër të Londrës, Dhomat e Luftës së Çërçillit janë ruajtur në një muze me besnikëri ashtu siç ishin në të vërtetë, në një bunker të kohës së luftës ku ai dhe kabineti strehoheshin. Sipas drejtorit të Muzeut, Phil Reed historia e ka trajtuar mirë udhëheqësin e famshëm britanik.

 

l.v

 

http://www.zeriamerikes.com/content/fifty-years-since-churchill-death/2612010.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.