Ukrainë/ Ofensiva me raketë “Grad” kundër Mariupolit, të paktën 30 viktima

Postuar në 24 Janar, 2015 13:20

Ka arritur në 30 të vdekur bilanci ndaj bombardimit me raketë hedhëse të shumfishtë të tipit “Grad” kundër një lagje shumë të populluar në qytetin port të Mariupolit. Ndërkohë që separatistët prorusë deklaruan sot se kanë filluar një ofensivë kundër portit strategjik të Mariupolit, qyteti i fundit më i madhë në Lindje të vendit nën kontrollin e Kievit. “Ofensiva ndaj Mariupolit filloi sot”, deklaroi kryetari i republikës së vetëshpallur të Donetskut, Alexandre Zakharçenko. Pushtimi i këtij qyteti industrial me gjysmë milionë banorë do të krijonte një urë tokësore për mes Rusisë dhe Krimesë, të aneksuar në mars por shumë të varur nga Kievi për furnizimet me ujë, elektricitet dhe prodhime ushqimore.

 

l.v

 

http://www.ata.gov.al/ukraine-te-pakten-30-te-vdekur-nga-ofensiva-rebele-kunder-mariupolit-215342.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.