Veteranët e LANÇ të zhgënjyer nga kryeministri Rama. Odhise Porodini: S’jemi për fasadë

Postuar në 25 Janar, 2015 00:41

Në “News 24” u transmetua një intervistë e gjatë e Sekretari i Përgjigjëm i Organizatës së Veteranëve të LANÇ, Odhise Porodini. Thelbi i kësaj interviste ishte i qartë, veteranët e LANÇ-it e kanë mbështetur pa kushte kryeministrin Edi Rama dhe sot prisnin që problemet e tyre të mbylleshin, por duket se tanimë ata janë shumë të pakënaqur. Veteranët  shprehen se kanë kërkuar takime me Kryeministrin, por ai, gati dy vjet në pushtet, asnjëherë nuk i ka pritur dhe për ta kjo është e pajustifikueshme. Odhise Porodini ishte mjaft kritik me Ramën, dhe u shpreh se nuk ka pranuar të marrë pjesë edhe në takimet e organizuar prej tij, sidomos në rastin kur veteranët ishin të përzjerë në të njëjtën sallë me ish-të përndjekurit me të cilët kanë statuse të ndryshme dhe halle të ndryshme për të qarë me kryeministrin. Shqetësimet e tij nisin që nga organizmi i vakët i festimeve për 70­ Vjetorin e Çlirimit e deri në shkurtimin e buxhetit në vite dhe përdorimin e veteranëve për fasadë. Porodini tha se Orgavizata e veteranëve ka ende 4700 anëtarë ku më i vjetri ishte në moshën 95-vjeçare.

 

l.v

 

http://www.balkanweb.com/site/veteranet-zhgenjehen-nga-rama-odhise-porodini-jemi-gjalle-me-i-madhi-eshte-95-vjec/

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Or Odhise, or xhaxhi po ti nuk e mban mend kur Edvini tallte bithen me ju veteranet e me breket e Violeta Manushit. Cfare pret tani ti prej tij, apo meqe tani eshte rritur pak, ti kujtove se kish ndryshuar, vetem se eshte bere me dinak, kaq.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.