Më në fund, qeveria “sajdis” me ligj ish presidentët. Përfitojnë zyra me vendim qeverie, në ndërtesën pranë min. së Drejtësisë

Postuar në 27 Janar, 2015 03:48

Zyra pune falas ish-presidentëve të shtetit shqiptar, si dëshmi e kujdesit të shtetit. Vendimi i qeverisë është marrë në fund dhjetorit të vitit 2014, por u bë publik në Fletoren zyrtare të 21 janarit të këtij viti. Një godinë disakatëshe në qendër të Tiranës, pranë ministrisë së Drejtësisë  do t’i bëjë bashkë ish-presidentët e Shqipërisë. Propozimi është bërë nga vetë Kryeministri. Është fjala për katër apartamente të godinës nr. 57, në bulevardin “Zogu i Parë” të cilat aktualisht përdoren si mjedise pune nga Komisioni i Shërbimit Civil, “për t’iu dhënë në përdorim, pa pagesë, si mjedise pune, ish-presidentëve të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në pikën 1 të VKM-së nr.957. Këto katër ambiente do t’i hiqen Komisionit të Shërbimit Civil dhe do të kalojnë për Trupin e Shërbimit Diplomatik në Tiranë. Nga kjo VKM, pritet të përfitojnë ish-presidentët Bamir Topi, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Sali Berisha.

 

a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Epo po i futkan ndonje dore domino, a peskatç ashtu avash, avash...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.