21 janari, ish-kryeministri Berisha: “Nuk pati urdhër për të qëlluar, por Garda qëlloi se u qëllua me mijëra herë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” që drejtohey nga Eni Vasili. Berisha ka folur thuajse për të gjitha zhvillimet politike të ditës, për të cilat nuk ka munguar të komentojë. Po shkëpusim këtu atë që tha ish-kryeministri për 21 janarin 2011. Ja se çfarë tha Berisha: “Merr Ziver Veizin, që i kërkoj ndjesë familjes që po i referohem. Çfarë i tha ai familjes? Merrni armët të luftoni Sali Berishën. Kundër kujt erdhi ai, Marku, të protestonte? Ai erdhi për bllokun e Ilir Metës. Ku është blloku i Ilir Metës tani? A ka moral njerëzor këtu apo jo? Ata erdhën për bllokun e Ilir Metës. Edi Rama, në vend të bënte kauzë, kauzë e tyre, bëri kauzë atë të Ilir Metës...PD-ja nuk ka vrarë asnjë njeri. Nëse do të kishte një urdhër “qëlloni”, natyrisht do të ishte siç thoni. Jashtë ndërtese, nuk ka urdhër. Ata ishin jashtë ndërtese. Unë isha i rrethuari. Unë isha në detyrë. Ky që i solli mendoi se unë do të braktisja zyrën. Pse gjuajti Garda? Sepse e gjuajtën me mijëra herë. Dhe Garda ka një ligj që s’e ka bërë Sali Berisha”.
http://www.balkanweb.com/site/sonte-ne-news-24-ish-kreu-i-qe...
s.z
Comments
Sot.proteste akoma me e
<p>Sot.proteste akoma me e dhunshme ne Kosove,asnje te shtene ne ajer e jo me 4 te vrare! Ky eshte dhe do ngelet fatkeqesia e ketij vendi,"qelluan me cadra pistolete e thika me helm"...eeehhh mor hajvan i mjere.</p>
Add new comment