Beogradi vlerëson se Trepça është “esenciale në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”. Jabllanoviç, i sakrifikueshëm

Çështja “Jabllanoviç” mund të marrë një zgjidhje nga Beogradi. “Koha Ditore” citon drejtorin e Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, sipas të cilit kontributi i anëtarëve serbë në qeverinë e Kosovës duhet të shkojë kah stabiliteti. “Serbia do stabilitetin e Kosovës dhe këtë anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës duhet ta përmbushin. Nëse anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës nuk japin rezultate të këtë segment, ndoshta edhe dikush nga Beogradi do të kërkojë përgjegjësi”, ka theksuar Gjuriç. Mirëpo nëse Janllanoviç, ministër për Kthim(të serbëve të larguar) mund të saktifikohet, ndryshe mendon Beogradi për Trçpçën. Në këtë drejtim Gjuriç ka zbuluar edhe strategjinë serbe, e cila do të synojë rrugën legale. Sipas tij, më 9 shkurt në Bruksel do yë bisedohet për krijimin e Asosacionit serb të Komunave, për të cilin më herët pala serbe ka kërkuar kompetenca ekzekutive dhe me gjasë në këtë juridiksion do të kërkohet edhe administrimi i pasurisë, që po shërbehet si mall shkëmbimi për njohjen e Ksoovës nga Serbia. “Zgjidhja e çështjes së pasurisë është pjesa esenciale e normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë”, ka thënë zyrtari serb.
s.z
Add new comment