Tsipras: Pakti detar, t’i thonim jo Shqipërisë për NATO-n dhe statusin në BE

"Pakti detar, Tsipras: Vija të kuqe Tiranës” shkruan sot “Gazeta Shqiptare” duke iu referuar gazetes “Enicos. gr”. Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras në një intervistë televizive të dhënë në datën 13 janar, për median greke “Enicos. gr” në kulmin e fushatës elektorale e ka cilësuar të gabuar qëndrimin që Athina zyrtare mbajti në raport me Shqipërinë lidhur me çështjen e paktit detar. “Gabimi” sipas Tsipras qëndron në faktin se Greqia nuk duhej t’i çelte dritën jeshile Tiranës zyrtare për anëtarësi min e saj në NATO dhe marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtar të Bashkimit Europian për sa kohë Shqipëria refuzoi të miratonte marrëveshjen dypalëshe për përcaktimin e kufirit detar. “Ne si shtet nuk bëmë ato që duhet të bënim për të ndaluar rrëzimin e kësaj marrëveshje, sepse në të njëjtën kohë që pranojmë vendimin e tyre për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese këtë marrëveshje të cilën e kishim firmosur bashkërisht, i dhamë ‘dritën jeshile’ Shqipërisë për çështje që kishin të bënin me ftesën për në NATO apo Bashkimin Europian. Sigurisht që ishte edhe faji jonë që këtë marrëveshje nuk e sollëm në Kuvend për ratifikim. Pra, kemi bërë gabime në të shkuarën. Sot këto gabime po i paguajmë. Në çdo rast dua t’ju them se këto çështje duhet të zgjidhen me seriozitet dhe duke u mbështetur në ligjet e së drejtës ndërkombëtare.
l.v
Comments
Po ne thame do e rinegociojme
<p>Po ne thame do e rinegociojme apo ky kushtezim i forte per ta bere paktin e detit sic donit juve????????????? i majte radikam gjoja???????? ehe </p>
Add new comment