Një OJQ akuzon shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe për krime luftë në Kosovë. “Kemi dokumente...”

Postuar në 29 Janar, 2015 08:26

Masakra mbi civilë dhe fshehje kufomash. Këto janë akuzat që Fondi për të Drejtën Humanitare ngrenndaj shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Ljubisha Dikoviç. Për këtë çështje, FDH ka mbajtur një konferencë për shtyp në Beograd përmes së cilës ka njoftuar se disponon dokumenta që implikojnë Dikoviç në krime lufte, konkretisht në Rezallë dhe në Çikatovë të Vjetër si dhe për fshehjen e trupave në varrezën masive në Rudnicë. “Përfaqësuesit e Fondit për të Drejtën Humanitare kanë bërë të ditur të enjten se dokumente ushtarake dhe policore të Serbisë si dhe deklaratat e dëshmitarëve okularë dëshmojnë se në vrasjen e 68 civilëve shqiptarë në fshatrat Rrezallë dhe Çikatovë, në Kosovë, të kryera në vitin 1999, kanë marrë pjesë ushtarët e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë serbe, komandant i së cilës asokohe ka qenë shefi i tanishëm i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Serbe, Ljubisha Dikovic”, raporton “Koha Ditore”. Tingëllon disi ironike kjo akuzë ndërkohë që Jabllanoviç në Kosovë quajti egërsira disa protestues.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.