Revista gjermane "Der Freitag": Nis sirtaki…për Ciprën dhe Merkel

Nis sirtaki…për Ciprën dhe Merkel. Në këtë mënyrë e perifrazon revista e përjavshme gjermane “Der Freitag” triumfin në zgjedhje të kreut të SYRYZA-s, Aleksis Tsipras, duke satirizuar me qëndrimin që do të duhet të mbajë Gjermania pas ardhjes në pushtet të radikalëve të majtë.
Teksa komenton foton e kopertinës revista shkruan se ndonëse Tsipras duket i qeshur, fytyra e Merkel nuk tregon të njëjtën gjë, pasi kancelarja gjermane nuk duket të ketë edhe aq dëshirë për të kërcyer me ritmet greke.
l.m
Add new comment