E panjohura greke - Presidenti i PE-së, Schulz, flet për zgjidhje të përbashkët. Kryeministri grek nuk tërhiqet: "Kjo do të kërkojë kohë"

Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz është shprehur pas takimit me kryeministrin e ri grek, Tsipras, se është rënë dakord për “një zgjidhje të përbashkët”. “Kishte një frikë që Alexis Tspras ndiqte zërin e tij, por kjo nuk është e vërtetë, ai është pro bisedimit…”, theksoi Schulz. Ai është zyrtari i parë europian që viziton Athinën pas zgjeshjeve të fundit greke. Mirëpo kjo deklaratë nuk thotë shumë, pasi është vetë Schulz që ka shtuar se "diskutimi ka për të qenë kontroversial", apo se "pati mosmarrëveshje në disa pika". Tsipras ka shprehur vullnetin për zgjidhje të përbashkët duke theksuar se "ne nuk duam të shtojmë borxhin tonë...Po bisedojmë me partnerët për zgjidhje të përbashkët por kjo do kohë". “Evropa do të tejkalojë këtë krizë dhe do të dalë më e fortë… me më shumë solidaritet dhe besim reciprok”, tha ai.
https://euobserver.com/economic/127422
s.z
Add new comment