"Ideologjizim i dijes universitare, statistika fiktive dhe fabrikim diplomash”, disa nga pasojat e ligjit të ri për A. e Lartë sipas Artan Fugës

Postuar në 29 Janar, 2015 13:32

Artan Fuga ka postuar në “Facebook” një rezyme të asaj që ai mendon se mund të pasojë nga miratimi i ligjit për arsimin e lartë. Dhe nëse lexohet ajo që shkruan Fuga, me këtë ligj, thjesht pasurohet statistika e numrit të ligjeve. “Çfarë do të ndodhë pas aprovimit të ligjit për arsimin e naltë që i shtetëzon universitetet? Ne pedagogët do të vazhdojmë të marrim grada dhe titujt me shkrime në revista që veç llafeve nuk kanë asnjë dobi tjetër. Ideologjizimi i dijes universitare do të vazhdojë të forcohet në kufijtë e propagandës. INSTAT-i do të vazhdojë me fabrikimin e shifrave, sepse një pjesë e të rinjve nuk do të quhen të papunë, por studentë. Fabrikantë diplomash pa vlerë do të vazhdojnë të bëjnë lekë si organizata kriminale dhe me to do të financojnë media që duke i bërë lavde politikës do të vazhdojnë të qetë të ngopin me iluzione rininë. Kultura kombëtare do të vazhdojë të degradojë në një paçavure ku askush nuk e kupton se na ka mbytur padija...”, thotë Fuga ndër të tjera.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.