“Gazeta Shqiptare”/ Miqtë e Fekës: Na tha se do të shkonte për specializim jashtë shtetit

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot për rrëzimin e helikopterit me 1 ton drogë, ku ka gjetur vdekjen dhe piloti shqiptar. Sipas “Gazeta Shqiptare” lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes, sipas së cilës helikopteri drejtohej nga majori shqiptar, Sokol Feka, i cili ishte pjesë e Forcave të Armatosur a prej 18 vitesh dhe me gradën major që nga viti 2009. Ndërkohë “Gazeta Shqiptare” u është referuar edhe medieve spanjolle të cilat kanë raportuar se ngjarja është shënuar rreth orës 05:00 të datës 28 janar, ku një helikopter BO105, i ngarkuar me hashash është rrëzuar në provincën e Malagës, pas përplasjes me shtyllat e tensionit të lartë. Mediat spanjolle shkruajnë se trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit të Malagës për identifikim. Ndërkohë “Gazeta Shqiptare ka bërë dhe një investigim nga i cili del se majori Feka me origjinë nga Kuçova, banonte me qira në zonën e “Freskut” në Tiranë. Miqtë e tij janë shprehur për “Gazetën” se ai para largimit nga Shqipëria u kishte thënë se do të shkonte me specializim jashtë shtetit.
l.v
Comments
Aksidenti i Major Fekes eshte
<p>Aksidenti i Major Fekes eshte emblematik dhe pasqyron dy semundjet shume te renda qe po i marrin frymen Shqiperise: inkomptenca dhe korrupsioni moral. Qe korrupsion moral ka ne nje trafikant nderkombetar droge kjo nuk ka nevoje te sqarohet me fare. Por mua me duket per te vene duart ne koke qe nje oficer madhor i Forcave Ajrore te Shqiperise mos te jete ne gjendje te kontrolloje nje helikopter civil, ne kushte atmosferike shume te mira, dhe te perplaset me shtyllat. Kur keto ndodhin ne kohe paqeje, cfare shpreson Shteti Shqiptar te beje ne kohe lufte apo emergjencash civile? Pret qe keta pilote te jene ne gjendje te shpetoje jete njerzish? Keta jn "specialistet" dhe "kompetentet" ne Shqiperi, keshtu pilotet, keshtu inxhinieret, keshtu mjeket dhe keshtu pedagoget. Sigurisht ka edhe perjashtime, por ato pak perjashtime dyfish te respektuara numerohen me gishtat e dores.</p>
Add new comment