Kandidati për Guvernator i Bankës së Shqipërisë shpalos platformën. Gent Sejko: Vëmendje e madhe do t’i kushtohet auditit

Në një seancë degjimore para Komisionit te Ekonomisë, Gent Sejko, kandidati i propozuar nga presidenti i vendit, Bujar Nishani për Guvernator të Bankës së Shqipërisë shpalos platformen e tij. Ai u ndal në transperancën në pune nëse zgjidhet në këtë detyre dhe ne raportet lidhur me Kuvendin dhe publikun, duke e quajtur këtë një prioritet. “Ruajtja e integritetit te punonjësve te BSH është prioritet e gjithashtu edhe mbrojtja e interesave te konsumatoreve” tha ai, para deputeteve. Sejko theksoi vëmendjen e madhe qe do t’i kushtohet auditit të BSH, duke nënvizuar se do te forcohet roli i komitetit te kontrollit dhe pavarësia e tij. Në seancën dëgjimore si kandidat për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se strukturat e kontrollit të brendshëm në Bankën e Shqipërisë kanë nevojë për menaxhim, për të mbajtur nën kontroll vlerat monetare të mëdha siç është Thesari i Shtetit.
l.v
Add new comment