Foreign Policy: Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell ka marrë rryshfet nga “Bechtel” për autostradën Prishtinë-Merdarë

Postuar në 31 Janar, 2015 03:52

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell dyshohet se ka lobuar që kompania “Bechtel” të fitonte tenderin për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Merdarë. Revista amerikanë “Foreign Policy” shkruan se ish-diplomati amerikan dyshohet  të ketë marrë rryshfet nga kompania amerikane e ndërtimit për ta ndihmuar këtë të fundit të fitonte kontratën 1 miliardë dollarëshe për ndërtimin e autostradës në Kosovë.

Foreign Policy shkruan se autostrada e përfunduar në vitin 2013  është projekti më i shtrenjtë i punëve publike në historinë moderne të Kosovës, dhe ndoshta një prej rrugëve me cilësinë më të lartë në Ballkan.

Por nga një hetim 6-mujor nga Universiteti i Kalifornisë zbuloi se këto rrugë ishin të panevojshme për rrugët ku u ndërtuan. Sipas revistës amerikane autostrada e Kosovës  është projekti I fundit e ndërtuar nga “Bechtel”, kompani që  ka qenë në qendër të kritikave për praktikat e biznesit të korporatës, duke përfshirë çmimet e larta, transparencën e dobët dhe akuzat për korrupsion.

 

http://foreignpolicy.com/2015/01/30/steamrolled-investigation-bechtel-highway-business-kosovo/

 

l.m

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Patjeter, sepse korrupsionin ne Kosove e mbjellin vetem Ambasadoret e huaj dhe kjo nuk eshte cudi, ky pseudoshtet eshte kthyer ne hambar te kriminalitetit ku akoma ishkriminelet e luftes jane ne Parlament dhe qeveri. Per kosovaret i vetmi shpetim do te ishte kthimi i qeverisjes se Beogradit.</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Epirot, si gjithmone provokator i lezeçem, pak SHKERDHATE...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.