Kosovarët braktisin vendin, jetojnë në stalla bagëtish në Francë. Arsyeja: Papunësia

Postuar në 31 Janar, 2015 04:35

Migrimi i kosovarëve muajt e fundit ka qenë një problem vërtet shqetësues për shtetin e Kosovës. Disa mbledhje urgjente të qeverisë kanë kërkuar ta parandalojnë këtë gjë, por nuk ia kanë arritur qëllimit. Arsyeja se përse qindra kosovarë po lënë çdo ditë vendin e tyre është bërë pjesë e emisionit televiziv në “France 3” me një reportazh të detajuar. Vetëm të premten në mbrëmje, më 30 janar 2015, në stacionin e autobusëve në Prishtinë afro 800 kosovarë kishin prerë biletat për t’u larguar fillimisht drejt Serbisë e më pas drejt vendeve të BE. Radhët e gjata dhe nxitimi për të ikur shkaktoi debate mes tyre dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Por çfarë gjejnë kur shkojnë në vendet e Bashkimit Europian? Televizioni “Francë 3″ i përshkruan si të tmerrshme kushtet në të cilat po qëndrojnë kosovarët në vende të improvizuara. Është një fermë në Francë, në Mulhouse, qytet në kufi me Zvicrën ku stallat e bagëtive janë kthyer në vendstrehim për qindra kosovarë, që po kërkojnë një jetë më të mirë. Ata janë të detyruar të flenë në të tilla ambiente prej afro një muaji, ndërsa rreth 150 persona çdo ditë i telefonojnë numrit të emergjencës për të kërkuar ndihmë për gjendjen e tyre. Azilkërkuesit nga Kosova janë të detyruar të vetëushqehen dhe të gjejnë strehim sikur në këtë fermë, apo stacione trenash e autobusësh, pasi nuk është e mundur të vendoseshin të gjithë në shtëpi të azilkërkuesve për shkak të numrin të madh të tyre. “France 3” në reportazhin e saj thotë se problemi qëndron te qeveria që këmbëngul për të mos dhënë azil. Rreth 70% e të rinjve në Kosovë janë të papunë, ndërsa 500 mijë qytetarë llogaritet se jetojnë me vetëm 1.72 euro në ditë.

 

l.v

 

http://api.dmcloud.net/player/pubpage/4f3d114d94a6f66945000325/54cb4f0506361d27fa55bfe1/0adfa19fee384fcebe22b0490ecae0a8#from=embediframe

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.