Aleko Mihali i Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë flet për mënyrat e marrjes së lejes: Drejtoria e Zbulimit dhe SHIU janë përgjegjës

Postuar në 31 Janar, 2015 07:11

Pas ngjarjes së Spanjës ku një pilot i Forcave të Armatosura të Shqipërisë u përfshi në trafik droge, në Shqipëri kanë lindur shumë pyetje mbi ushtrinë.  I ftuar në në Top Channel, tek “Revista Televizive e Mbrëmjes”, Aleko Mihali, sekretar për Marrëdhëniet me Publikun dhe Median në Aleancën Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë, foli mbi mënyrat e marrjes së lejes nga ushtarakët, kontrollin ndaj tyre gjatë kësaj periudhe, si dhe për rekrutimin në ushtri.  Aleko Mihali tha se  procedura e dhënies së lejes bëhet mbi bazën e një planifikimi mujor, hartuar nga komanda e repartit për të gjithë vitin. Ndërsa duke folur për strukturat që përfshihen në kontrollin e dhënieve të lejeve dhe monitorimin e ushtarakëve gjatë kësaj periudhe ai tha se për këtë përgjigjej Drejtoria e Zbulimit që ndodhet në Ministrinë e Mbrojtjes është një nga strukturat dhe SHIU gjithashtu. “Me këtë rast që ndodhi, Ministria e Mbrojtjes duhet të nxjerrë konkluzione dhe duhet të bëjë analiza të thella për shkaqet se pse ndodhi ky rast dhe si mund të parandalohen raste të ngjashme. Me reformat që janë bërë në Forcat e Armatosura, mund të them që dyert e FA janë të hapura, pasi problemi nis që te rekrutimi në ushtri. Personat që futet në Forcat e Armatosura duhet të kalojnë patjetër nëpërmjet një filtri” tha Aleko Mihali.

 

l.v

 

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=292187#tab

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.