Albin Kurti: Jablanoviçi dhe Trepça pika nevralgjike për Kosovën. Serbia kërkon bosnjëzimin e Kosovës

E ndërsa në Kosovë, qeveria dhe opozita po këmbejnë kritika pas protestave të së martës që u përfshinë nga dhuna, e cila la pas vetes dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale, ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja argumenton për “Zërin e Amerikës” arsyen se përse ndodh e gjithë kjo situatë. Sipas tij, shkarkimi i një ministri serb në qeverinë e Kosovës por edhe fati i kompleksit të minierave të Trepçës janë motivet kryesore. Albin Kurti tha për “Zërin e Amerikës” se kjo ndodh nga fakti që ministri Aleksandër Jablanoviç paraqet një koncept serbomadh ndërsa Trepça një shans për zhvillim të Kosovës. Këto dy çështje janë dy pika nevralgjike sipas Kurtit, duke nënvizuar se “synimi i Serbisë nuk është okupimi i Kosovës, por bosnjëzimi i saj”.
l.v
http://www.zeriamerikes.com/content/kosovo-interview-albin-kurti/2622810.html
Add new comment