Greqi, Samaras pranon disa gabime, por vlerëson se “partia ka dalë e padëmtuar”. Shtohen zërat për “diskutim të hapur”

Postuar në 01 Shkurt, 2015 08:52

Gazeta greke “To Vima” i ka kushtuar një koment situatës që po zhvillohet brenda partisë humbëse së zgjedhjeve, Demokracisë së Re. Sipas kësaj gazete, ka shumë tension brenda kësaj force, nisur nga fakti se asnjë analizë nuk po zhvillohet brenda partisë, madje sekretariati i partisë e ka quajtur rezultatin e zgjedhjeve një periudhë kalimtare të së majtës. “Mungesa e kritikitës...ka frustuaf shumë zyrtarë të njohur të partisë që kanë bërë thirrje për një diskutim të hapur”, citon gazeta. Ish-kryeministri Antonis Samaras ka folur për gabime, por duke i lidhur ato me çështje organizative të fushatës, duke shtuar madje se partia ka dalë e padëmtuar nga zgjedhjet.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.