INUK njofton aksion për shembjen e mbi 100 ndërtesave në Vlorë. Banorët protestojnë, deputeti i LSI-së njofton shtyrjen

Inspektoriati Ndёrtimor Urbanistik Kombёtar ka njoftuar se do të nisё nesёr nё mёngjes operacionin e prishjes së mbi 100 ndërtesave, në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Shembja e ndërtesave vjen për faktin se ndodhen në gjurmën e rrugës trans-ballkanike dhe për këtë qëllim është njoftuar se familjet e prekura do të shpronësohen. Por ky vendim është kundërshtuar me forcë nga banorët të cilët kanë protestuar duke mbajtur një arkivol bosh, për të treguar vendosmërinë e tyre kundër vendimit për prishjen e shtëpive. Pas kësaj proteste, nuk kanë munguar reagimet politike.
Përkundër asaj cfarë deklaroi INUK paradite, ka zëra se operacioni mund të shtyhet. “Top Channel” raporton se deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami është takuar me banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë, ku ka thënë se INUK nuk do të vijë të hënën në Vlorë, por pas një jave për t’u dhënë kohë qytetareve të përgatiten për t’u sistemuar diku tjetër me ndihmën e shtetit. Garancinë,deputeti e ka marrë pasi ka komunikuar me kryeministrin Edi Rama. Sipas deputetit, ata do marrin shtëpi të reja, por fillimisht do të akomodohen në shtëpi me qira dhe më pas shteti do t’ju sigurojë ambiente të reja banimi.
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=292256&fundit
n.k
Add new comment