Përmbytjet sundojnë jugun. 11 të bllokuar fshatrat e Vlorës, 4 në Levan. Në Berat evakuohen 90 familje

Postuar në 02 Shkurt, 2015 03:43

Situatë dramatike që sa vjen e përkeqësohet në zonën fushore të Myzeqesë dhe Beratit. Mësohet se nga vazhdimi i rritjes së nivelit të ujërave, fshatrat e komunës së Novoselës në Vlorë janë totalisht nën pushtetin e ujit. Ndërkohë katër banorë kanë mbetur të bllokuar në Levan të Fierit, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur krejtësisht. 11 persona të tjerë janë të bllokuar në Cerkovinë, Bishan dhe Fitore të Vlorës. Shpëtimi i tyre pritet të bëhet me gomone dhe helicopter. Ushtria njofton nga ana tjetër se në Berat janë evakuuar 90 familje si pasojë e përmbytjeve që sollën dalja nga shtrati e lumit Osum dhe Devoll, ndërsa rreth 300 hektarë janë nën pushtetin e ujit. Zona më e prekur në qarkun e Beratit është Ura Vajgurore.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.