Terrorizmi, rishfaqen alarmet për bombë në zyrat e Parlamentit Europian. Alarmi i 13-të i rremë në tri javët e fundit

Postuar në 02 Shkurt, 2015 07:51

Tri ndërtesa të kompleksit ku gjendet Parlamenti Evropian në Bruksel janë evakuuar për shkak të një automobili të dyshimtë që ishte parkuar në afërsi, bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare. Sipas “Ansa” automjeti i dyshuar, i identifikuar nga forcat e rendit belg, ishte parkuar në rrugë, përballë disa zyrave administrative të Parlamentit Europian ku gjenden shërbimet e komunikimit të institucionit. “Nuk ka vend për asnjë rrezik. Nuk bëhet fjalë për eksploziv”, mësohet të jetë shprehur menjëherë pas kontrolleve të imëta të policisë, zëdhënësi i Parlamentit Evropian Marjory Van Den Broeke. Siç shkruajnë mediat lokale, sot në mëngjes një incident i ngjashëm ka ndodhur para ambasadës amerikane në Bruksel, por u vërtetua se bëhet fjalë për alarm të gënjeshtërt. Gazetat në Belgjikë bëjnë të ditur se në tri javët e fundit kanë qenë 13 lajmërime të rrejshme të bombave.

 

l.v

 

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/europa/2015/02/02/terrorismo-allarme-bomba-in-edifici-parlamento-europeo_3139389e-cc07-4056-9e75-c41d0ff6ac97.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.