Gjyqi ndaj Strauss-Kahn. Akuza: Organizim i mbrëmjeve të shfrenuara seksuale. “Më pëlqejnë orgjitë, por nuk e dija që ishin prostituta”

Ka nisur sot në Lille të Francës gjyqi ndaj Dominique Strauss-Kahn, ish-drejtor Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe një nga rivalët e ish-presidentit francez Nikolas Sarkozi. Akuza është: organizim i mbrëmjeve të shfrenuara seksuale. Vetë Strauss-Khan pranon se “se i pëlqejnë orgjitë”, por shton “se nuk e dinte që gratë në mbrëmje të tilla ku ai kishte marrë pjesë në Lille, Bruksel, Paris dhe Uashington ishin prostituta dhe se ai nuk ka qenë organizatori i tyre”. Katër vjet më parë një punonjëse shërbimi në një hotel të Nju Jorkut e akuzoi atë për sulm seksual në dhomën e hotelit ku ai qëndronte, çka solli dorëheqjen e tij nga FMN-ja. “Në Francë, ligji nuk ndalon të paguash para për seks, por është kundër përdorimit të prositucionit si biznes”, shkruan “Zëri i Amerikës”. http://www.zeriamerikes.com/content/article/2624610.html s.z
Add new comment