Shënim: Ku do të “falet” Vangjel Dule pas fitores të Tsipras?

Sa herë ka patur ndryshim qeverie në Greqi, në axhendën e takimeve të para të çdo kryeministri ka qenë edhe takimi me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule dhe kryetarin e OMONIA-s. Kështu Dule si përfaqësues i partisë që mbron të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri ka arritur të marrë “bekimin” e kryeministrave Karamanlis, Papandreu e Samaras, duke e përdorur shpesh këtë marrëdhënie të privilegjuar si mjet presioni ndaj politikës së Tiranës. Nisur nga ardhja në pushtet e Tsipas dhe fakti se politika e kreut të PBDNJ-së kalibrohen më së shumti në Athinë dilemat janë shtuar kësaj radhe edhe për vetë Vangjel Dulen. Jo vetëm për filozofinë integraliste të të majtëve radikalë të udhëhequr nga Tsipras dhe qëndrimet që ata kanë për çështjet kombëtare, por edhe sepse OMONIA ka shprehur hapur mbështetjen ndaj ish-kryeministrit Samaras. E bëri këtë edhe në fund të fushatës zgjedhore, kur kreu i ri i OMONIA-s, Leonidha Papa mori pjesë në takimin e ish-kryeministrit Samaras me autoritetet lokale të Igumenicës. Edhe kur ishte në opozitë Aleksi Tsipras në takimin që zhvilloi me grekët homogjenë zgjodhi të takohet me përfaqësues të Federatës Kombëtare të Epirit të Veriut dhe jo me përfaqësues të OMONIA-s. Dilemat i shton edhe qëndrimi cilësisht i ri i kryeministrit Tsipas në raport me Kishën që u vu re në betimin e qeverisë pa ceremoni fetare dhe në takimin me kryepeshkopin. Pikëpyetjet janë edhe më të mëdha tani që raportet e Dules janë vështirësuar së tepërmi edhe me qeverinë e Tiranës dhe kryeministrin Rama.
l.mitro
Comments
me pak fjale Dulja ka ikur
<p>me pak fjale Dulja ka ikur per shele hahahaha</p>
Add new comment