Tokat e përmbytura, shifra tërësisht të ndryshme nga pushteti lokal dhe nga ministria e Brendshme. Cilat janë të sakta?

Postuar në 03 Shkurt, 2015 07:05

Gjendja e emergjencës së përmbytjeve  vazhdon në gjithë vendin, ndërkohë që të dhënat konkrete mbi dëmet e shkaktuara ngjajne kontradiktore. Ministria e Brendshme ka publikuar dje të dhënat mbi zonat e përmbytura ku sipërfaqja nën ujë në të gjithë vendin përllogaritet në rreth 5000 hektarë. Në total janë evakuuar nga banesat e tyre 420 familje. Ndërkohë, Balkanweb njofton disa shifra dramatikisht të ndryshme, këtë herë sipas krerëve të pushteteve lokale në zonat e prekura. Kështu, bëhet fjalë për 13.500 hektarë të përmbytura në gjithë vendin. Për krahasim, qarku i Vlorës sipas burimeve vendore llogarit 8 mijë ha nën ujë, ndërsa ministria flet për vetëm 100 ha. Fieri gjithashtu, ka 5 mijë ha sipas njërit burim, dhe 3500 sipas palës tjetër. Cilave të dhëna u duhet besuar?

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.