Mungesa e teknologjisë bllokon hetimet për serverin e tatimeve dhe aparaturën e përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Prokuroria fajëson Policinë Shkencore

Dy çështje me rëndësi të madhe hetimore si ajo e serverit të tatimeve dhe aparaturave të përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes janë bllokuar pasi policia shkencore nuk ka teknoligjine dhe burimet e duhura njerëzore per te konkluduar nëse në këto paisje ka patur ndërhyrje. Bllokimi I hetimeve për këto dy çcështje u konfirmua nga Drejtori i ri i Hetimeve në Prokororinë e Përgjithshme, Kosta Beluri. Gjatë një aktiviteti për bashkëpunimin institucional mbi hetimet ai është shprehur se për shkak të kapaciteteve jo të plota njerëzore dhe teknologjike që ka policia shkencore një numër I lartë hetimesh zgjasin në kohë dhe në disa raste janë tejkaluar afatet proceduaruiale gjë që ka sjellë edhe pushimine çështjeve. “Hetimi për serverin e tatimeve është bllokuar për faktin se për shkak të mungesës teknologjike dhe kapaciteteve njerëzore policia shkencore nuk arriti të konkludonte mbi faktin nëse ka patur ose jo ndërhyrje. Edhe në rastin e aparaturën e përgjimit në Ministrinë e Mbrojtjes nga ana e policisë shkencore nuk është arritur të konkludohet nëse ka patur ose jo përgjime të paligjshme nga strukturat e kësaj ministrie. Sërish argument ka qenë I njëjtë, mungesa e paisjeve teknologjike për të përpunuar informacionin e vlefshëm për hetim”-, është shprehur Beluri.
Drejtori i Hetimit tha se është e nevojshme të kryhen trajnime mbi ekspertizat për krimet kompjuterike dha paisjet me infrastrukturën e nevojshme në këtë fushë. Sipas tij domosdoshmëri konsiderohet edhe përditësimi e paisjeve teknike për lloje të ndryshme ekspertimesh ai ai kimik, daktiloskopik, grafik etj për të cilat shfrytëzohet një sistem i vënë në punë 15 vite më parë.
l.m
Add new comment