Litvinenko shkruante para se ta helmonin se Putin ishte pedofil

Postuar në 03 Shkurt, 2015 14:37

Deklaratat e bashkëshortes së Aleksandër Litvinenkos kanë ngritur të tjera hije dyshimi mbi presidenti rus Vladimir Putin. Bazuar në dorëshkrimet e ish-agjentit rus që u helmua me polonium nga shërbimet ruse të inteligjencës, Putin ishte pedofil. Këto informacione janë bërë publike nga Marina Litvinenko, bashkëshortja e Aleksandër Litvinenkos, në një dëshmi të dhënë para një gjykate britanike në kuadër të hetimeve për vdekjen e bashkëshortit të saj. Ish-agjenti rus në raportin e tij pak muaj para se të vdiste i referohej një fotoje të vitit 2006 ku presidenti Putin shfaqet duke puthur barkun e një fëmije.

“Iu afrua një fëmije, i ngriti bluzën  dhe e puthi në bark. Askush nuk mund ta kuptojë përse presidenti rus e bëri një veprim të tillë, përse puthi barkun e një fëmije”.

Bashkëshortja e Litvinenkos megjithatë tha se nuk akuzonte presidentin Putin për diçka të tilla. Litvinenko vdiq 3 javë pasi u helmua me polonium -210 nga dy agjentët rusë Andrei Lugovoi dhe Dimitri Kotvun, të cilët kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Mësohet se vetë se Litvinenko i kishte thënë policisë se helmimi i tij ishte urdhëruar nga Putin për shkak të informacioneve që dispononte agjenti rus për lidhjet e kreut të Kremlinit me mafian. Aleksandër Litvinienko paguhej 2 mijë paund në muaj për të “këshilluar” shërbimet britanike, pasi më parë kishte marrë azil në Britani.

 

http://www.protothema.gr/world/article/448208/einai-paidofil...

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.